FOTO/ “Tregojni Putinit sytë e këtij fëmije”. Mjekët luftojnë për ta shpëtuar 6-vjeçaren e plagosur nga bombardimet, por…

Edhe pse ushtria ruse ka deklaruar “se civilët nuk janë objektivi i tyre”, fotot tronditëse të një vajze 6-vjeçare ukrainase që humb jetën pas plagëve të marra nga bombardimet ruse tregon gjithçka.

Vogëlushja, ende e paidentifikuar, u plagos rëndë pasi rusët bombarduan pallatin ku ajo jetonte në Mariupol.

Në imazhet e bërë virale, vajza shihet në ambulancë ndërsa mjekët tentojnë t’i shpëtojnë jetën por pa sukses.

Ndërsa jashtë qëndron një grua me duart e mbuluara me gjak duke mbajtur në duar këpucët dhe shallin ngjyrë rozë të 6-vjeçares.

Sipas Daily Mail, në një imazh tjetër është fotografuar babai i saj duke i mbajtur dorën vajzës shtrirë në ambulancë, teksa qan mbi trupin e saj të pajetë.

Më pas një ekip mjekësh e dërgojë vogëlushen, e cila mbante veshur ende pizhamet e saj, në morgun e spitalit.

Gjatë përpjekjes për të shpëtuar 6-vjeçaren, një mjek raportohet se iu drejtua fotografit të AP duke i thënë: “Tregojni këtë Putinit: Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë”.

Qindra mijëra gra dhe fëmijë po largohen nga Ukraina për në Perëndim.

Radhë deri në 25 milje raportohen në kufirin me Poloninë.

Presidenti rus, Vladimir Putin përshkallëzoi tensionet Lindje-Perëndim duke urdhëruar që forcat bërthamore ruse të viheshin në gatishmëri të lartë të dielën, ndërsa udhëheqësi i Ukrainës ra dakord për bisedimet me Moskën.

The child lies dead and alone in the city's hospital after Russian attacks claimed her life

A woman, who could be the child's mother, reacts as paramedics perform CPR on a girl who was fatally injured during shelling, at city hospital of Mariupol. She clutches her blood-soaked hand to her mouth while clutching the child's belongings with the other

The deputy mayor of Kyiv and BBC has shared this picture of a little girl named Polina, who they say was shot and killed by the Russians while in a car with her parents and was due to finish primary school this year FOTO/

An injured child is supported by a loved one as he lies on a ventilator after being wounded in a car during Russian attacks that claimed the life of a six-year-old sibling FOTO/ FOTO/  FOTO/  FOTO/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT