FOTOT/ Pamje tronditëse: Të përlotur, plagosur e trishtuar, ukrainasit dynden për të lënë vendin e pushtuar nga Rusia

Metro, rrugë, makina. Shumica e qytetarëve në Ukrainë po nxitojnë për të braktisur vendin e shpëtuar një agresioni rus që ka nisur që prej mëngjesit të 24 shkurtit.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja shihen njerëz që përpiqen për t’u larguar. Dikush me lot në sy, të tjerë duke mbajtur fëmijët në duar teksa ecin në anë të rrugës, e të tjerë, duke pritur radhën për të hipur në metro, e lënë pas pronat, punën dhe jetesën e këtyre viteve. Mediat shkruajnë se qytetarët po shkojnë drejt Polonisë e Rumanisë, vende këto shumë pranë tyre.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Deri në momentet që flasim, janë larguar nga Ukraina qindra mijëra qytetarë e shumë të tjerë priten të largohen.

Autoritetet në Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Moldavi u mobilizuan për t’i pritur ata, duke u ofruar strehim, ushqim dhe ndihmë ligjore – dhe lehtësuan procedurat e tyre të zakonshme kufitare, duke përfshirë kërkesat e testimit Covid-19.

Vlen të përmendet se luftimet e ashpra, janë vendosur nga Lindja e vendit për në Kiev. Inteligjenca
amerikane pretendon se kryeqyteti do të bjerë për vetëm disa ditë, ndërsa autoritetet ukrainase, thonë se ruajnë sigurinë e rendin në qytetet kyçe të vendit./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT