FOTOT/ Reagon për herë të parë deputetja shqiptare për martesën e vëllait me një burrë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka reaguar për herë të parë lidhur me martesën e vëllait të saj me partnerin e tij Jonathan Ausman.
Kusari Lila tha se nuk ka pranuar të jetë pre e një luftë që synim ka pasur t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë.
“Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që kinse në një status përmendini, situatën emrin tim, përmendin mos angazhimin publik të vëllait tim po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare.
Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një luftë që nuk e ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitit LGBTIQA+ në Kosovë… për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanada.
Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transgjëndër… unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim.
Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik. Nuk mundet me kalu një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai (vëllai) as tek ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese…”, ka thënë Kusari Lila.