Frikë dhe panik pas sulmit të Rusisë, qytetarët largohen nga Kievi

Banorët e Kievit kanë nisur që të braktisin qytetin pasi kanë nisu bombardimet e para në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar operacionin ushtarak në Ukrainë në orë 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës.
E vetëm pak minuta më vonë janë lëshuar raketat e para në Ukrainë. BBC shkruan se në kryeqytetin e Kievit, një sirenë emergjente është ndezur dhe fotografitë tregojnë trafik makinash që bllokojnë një autostradë, ndërsa njerëzit largohen nga qyteti.
Ndërsa dëshmitë në rrjetet sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëz duke u lutur në rrugë, të grumbulluar në grupe.
Gazetari i Guardian Luke Harding në Kiev thotë në “Twitter” se ka pak njerëz në rrugë, pasi ata janë në radhë në makinat e parave të gatshme.