Futbollisti shqiptar vdiq në fushë, gazetari tregon momentet e fundit: Nëna e tij ishte në stadium…

Dita e djeshme ishte tragjike për futbollin grek dhe jo vetëm. Futbollisti shqiptar, 22 vjeçari Aleksandër Llambi ndërroi jetë në fushën e lojës, gjatë ndeshjes së kategorisë së tretë mes Iliopulit dhe Ermionidës.

Pas vetëm katër minutash lojë, shqiptari pësoi arrest kardiak me mjekët e dy kampeve që nuk i erdhën dot në ndihmë. Mungesa e një autoambulance në stadium ka qenë fatale, ndërsa 22 vjeçari sipas medieve helene pak ditë më parë kishte marrë vaksinën kundër covid.

Gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhira tregon detaje nga ngjarja tragjike, duke përmendur se edhe nëna e 22 vjeçarit ishte në stadium dhe përjetoi momente shoku.

“Në stadium ndodhej edhe nëna e tij…Një tragjedi në familje shqiptare.

Sot është ndarë nga jeta  futbollisti shqiptar 21-vjeçar Aleksandër Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por që luante huazim tek ekipi i kategorisë së 3-të greke IliupolI.

Futbollisti ka humbur ndjenjat në minutën e 4-t të takimit.”

“Loja ka filluar në mungesë të ambulancës dhe mjekëve. Ambulanca ka ardhur me 15 minuta vonesë në stadium, në një kohë kur për 20 minuta të ndjerit po i jepej ndihmë. Ne stadium ka qenë duke ndjekur ndeshjen edhe nëna e të ndjerit. U prehsh në paqe, qoftë i lehtë dheu për ty Aleksandër Lambi”, shkruan gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT