Gjermania paralajmëron Rusinë: Nëse do të ketë një pushtim të Ukrainës, jemi të gatshëm të vendosim sanksione ndaj Moskës

Kancelari gjerman Olafr Scholz ka paralajmëruar se nëse do të ketë një pushtim të Ukrainës, Gjermania do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Këtë deklaratë kancelari e bëri pas takimit me liderët e BE në Bruksel.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione” ndaj Rusisë, thotë ai, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën”, tha Scholz.

Më tej ia shtoi se: “Ne e dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, u shpreh kancelari gjerman.

Ndërkohë, Moska mohon akuzat perëndimore se po planifikon të pushtojë Ukrainën dhe se këtë javë tha se po tërhiqte më shumë se 100,000 trupat që ka dërguar në zonë. Perëndimi kundërshton se ka pasur një tërheqje të konsiderueshme dhe Shtetet e Bashkuara thanë se mijëra trupa të tjera po mbërrinin ende në kufi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT