Gjykata e la në detyrë, Meta: Mezi po pres 24 korrikun 2022! Zoti dhe populli i “2 Marsit” po e ruajnë Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta, ka theksuar edhe njëherë deklaratën e bërë se mezi pret 24 korrikun, datën kur mbaron dhe mandati i tij si president.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer, duke shtuar se Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë.
“Zoti dhe populli i 2 Marsit e ruajnë dhe e mbrojnë Shqipërinë!
Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i frikësojë, t’i depersonalizojë edhe t’i largojë nga vendi, është e jashtëzakonshme.
Situata po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një dinamikë të shkëlqyer.
Unë mezi po e pres 24 korrikun 2022”, shkruan Meta.
Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese mori vendimin për mos-shkarkimin e presidentit nga detyra.