Gjykimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK, avokati i Thaçit: Gjyqi mund të zgjasë mbi 10 vite

Avokati i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Dastid Pallaska ka folur në lidhje me akuzat ndaj ish krerëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Avokati u shpreh se me akuzat dhe me ritmin që po vijojnë çështjet në Gjykatën e Hagës duhet se vetëm për shqyrtimin e parë mund të marrë deri në 10 vite.

“Për shqyrtimin e parë mund të nevojiten deri në dhjetë vite. Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurorisë po, absolutisht po. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë. Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. në këtë rast është kërkuar nga gjykata” tha ai në “Opinion”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT