Hetimi për inceneratorët/ Tabaku shkon në SPAK, pritet takimi me Arben Krajën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e SPAK.

Sipas News24 Tabaku është paraqitur në SPAK për të takuar kryetarin Arben Kraja, pasi kjo strukturë e posaçme anti-korrupsion nuk e ka thërritur.

Kujtojmë që Tabaku është kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve dhe gjatë këtyre viteve është marrë me fakte e dëshmi për këtë aferë.

Edhe gjatë ditës së sotme, në Komisionin Hetimor për Inceneratoret pritet të dëshmojnë të tjerë zyrtarë.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka quajtur një skemë piramidale organizimin e shpërndarjes së parave për inceneratorët, që në fund shkojnë të gjithë te Klodian Zoto, Mërtiri e Stela Gugallia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT