(VIDEO) I qeshur në fytyrë, por lëvizjet nervoze “tradhtojnë” Tahirin/ Shtyn me dorë mikrofonin e gazetares pas dënimit

Apeli i GJKKO-së vendosi që të dënojë me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Edhe pse në fytyrë dukej i qetë nga vendimi, ishte diçka e papritur për të. I ngrysur në fytyrë ishte dhe avokati i tij Maksim Haxhia.

I buzëqeshur në fytyrë, por disa lëvizje nervoze tradhtonin gjendjen e brendshme emocionale të Tahirit.

Ai refuzoi të fliste për mediat, madje në një moment i shtyn me dorë mikrofonin një gazetareje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT