“I siguroi dhe 5 muaj pa qira në rezidencë”, Gazetari: Rama humbi dhe duhet të “qepë gojën”, Meta të kërkojë falje

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e marrë ndaj presidentit Ilir Meta ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Meta tashmë duhet të kërkojë falje për akuzat e bëra ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mazhoranca duhet të “qepë gojën”, pasi ka folur GJK.

“Presidenti Meta dhe ish-presidenti Berisha, qe i anatemuan gjyqtaret e gjykates kushtetuese, tashme duhet ta qepin gojen dhe t’u kerkojne ndjese per akuzat dhe mallkimet e padrejta.

Kuvendi i Shqiperise, mazhoranca e majte dhe kryeministri Rama, nga sot duhet ta qepin gojen, ka folur gjykata Kushtetuese. Ata,  kane humbur dhe si “mbrojtes” te Reformes ne Drejtesi, duhet te respektojne vendimin e organeve te reja te Drejtesise”, shkruan ai.

Në postimin e tij Hoxha nuk lë pa përmendur as ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes skuadrës së zemrës të presidentit, Selltikut kundër kampionit ne fuqi te Norvegjise, Bodo/Glimt. Sipas Hoxhës fitorja e skocezeve do ta gëzonte presidentit pa masë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese mori vendimin për mos shkarkimin e presidentit.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Sot dielli lindi perseri…

Presidenti garantoi edhe 5 muaj banim pa qira ne rezidencen qeveritare.

Gjykatat e reja te Reformes per Drejtesi, nuk qenkan te gjitha te kapura nga Rama.

Presidenti Meta dhe ish-presidenti Berisha, qe i anatemuan gjyqtaret e gjykates kushtetuese, tashme duhet ta qepin gojen dhe t’u kerkojne ndjese per akuzat dhe mallkimet e padrejta.

Kuvendi i Shqiperise, mazhoranca e majte dhe kryeministri Rama, nga sot duhet ta qepin gojen, ka folur gjykata Kushtetuese. Ata,  kane humbur dhe si “mbrojtes” te Reformes ne Drejtesi, duhet te respektojne vendimin e organeve te reja te Drejtesise.

Presidenti ka lajmeruar publikisht nje ceremoni pritje madheshtore per median me 24 korrik, tani nuk e pengon asgje qe ta mbaje fjalen.

Ah se per pak harrova me te rendesishmen, per te gjithe titozet e flakte te Selltikut te Gllazgout,

sot ne oren 21:00 ne Gllazgou te Skocise, luhet ndeshja e pare per Play-off raund te

Europa Conference League,

Selltik kunder kampionit ne fuqi te Norvegjise, Bodo/Glimt…

Ne kete klime hareje dhe gezimi, fitorja e Selltikut sot do te gezonte pamase superfansin me te ri te Skocezeve….

Back to top button
LAJMET E FUNDIT