Inceneratorët/ Rama i përgjigjet komentuesit: Shpëtuan zona banimi, mos dëgjoni shpifësirat politike

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje sot një tjetër qytetari skeptik për inceneratorët dhe punën e tyre.

Kreu i qeverisë i sqaron se “inceneratorët” janë impiante moderne për trajtimin e mbetjeve.

“Janë ndërtuar për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat,” shton Rama.

“Ato të ashtuquajtura inceneratore, janë impiante moderne trajtimi të mbetjeve, të cilat janë investime të mëdha për të shpëtuar zona të tëra të banuara nga plehrat, ndërkohë që këtu s’ka asnjë shpikje për të grabitur paratë e tua, por ka një shpifësirë politike shifrash marramendëse e akuzat monstruoze ndërkohë që gangrenat mjedisore të plehrave si puna e Sharrës, janë mbyllur dhe retë toksike të tymit nga gjedia e tyre në natyrë janë zhdukur,” thotë Rama në përgjigje të qytetarit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT