Ish-komandanti i Forcave Speciale: Ukraina mund t’i rezistojë vetëm tre ditë sulmit rus

Ish-komandanti i Forcave Speciale të Shqipërisë, Dritan Demiraj, foli mbrëmjen e sotme për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha në emisionin “Opinion” se trupat ushtarake të Ukrainës do të mund t’i rezistonin vetëm 3 ditë sulmit rus. Sipas tij, me fuqinë ushtarake të Rusisë mund të përballet vetëm SHBA ose Kina.

“Ukraina mund ti rezistojë sulmit rus për tre ditë. Një nga probleme më të mëdhaja që po përballet SHBA dhe vendet perëndimore është lufta guerrile, luftë e parregull për të cilët Kina, Rusia dhe Irani janë mjeshtëra. 250 mijë trupa janë të Ukrainës, ndërsa 137 mijë janë trupat ruse. Por aviacioni është jashtëmase i fuqishëm që vetëm ai i SHBA ose kinez mund ti dalë përpara. Është shumë i fuqishëm. I vetmi shtet që mund ti dalë është SHBA pasi ka dhe fuqi ekonomike. Nëse Putin ndërhyn këtu do ketë kosto të jashtëzakonshme”, thaDemiraj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT