Ish-shefi i shtabit: Plani i Putinit nuk i eci, ja arsyet pse nuk arriti ta marrë Kievin brenda disa orëve

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bardhyl Kollçaku duke folur për emisionin Breaking në Top News ka deklaruar se plani i Putinit për të pushtuar Ukrainën dhe kryeqytetin Kiev nuk i eci sipas parashikimeve dhe kjo lidhet me 3 faktorë.

“Plani ushtarak rus nuk ka ecur sipas parashikimit, synon që brenda disa orëve mund të arrin në Kiev. Për dy arsyeja është rezistenca e pashoqe e forcave të armatosura dhe popullsisë civile. Presidenti Zelensky është kthyer si Skënderbeu i kohëve moderne, nga ana tjetër është edhe reagimi në bllok i fuqive Perëndimore në ndihmë të Ukrainës”, tha deputeti i PS-së, Kollçaku.

Ai shpjegoi se plani ushtarak rus i pushtimit të Ukrainës ishte në tre drejtime. Së pari nga kufiri me Bjellorusinë në Veri, nga Lindja me dy krahinat separatiste të shpallur si republika, e treta nga pjesa detare.

“Asnjë nga objektivat e Putinit nuk është realizua, ai nuk ia ka arritur, përkundrazi është gjendur përballë botës perëndimore që i doli kundër, që po i dërgon jo vetëm në ndihma materiale ndaj Ukrainës, por edhe municione e arme, si qeveria gjermane, holandeze, amerikane dhe britanike. Mos të harrojmë që NATO dhe partnerët kanë bërë trajnimet me ushtrinë e Ukrainës në tetë vjet dhe që po jep rezultatet e saj. Askush nuk e ndalon botën, tani që Putini po lyen duart me gjak, që të mbrojë një popull që po përballet me këtë agresion”, tha Kollçaku.

Më tej ai theksoi se “Shifrat e kësaj lufte duhen të merren me rezerva, sepse ato janë për efekt të luftës së informacionit, këto shifra përputhjet janë shumë të mëdha të paparashikuara në krahun e ushtrisë ruse. Por sipas të dhënave dhe ato janë nga rezistenca e popullsisë ukrainase, dëmet që janë shkatërruar, Kievi sot është Stalingradi i shekullit XXI, aty vendoset jo vetëm fati i Ukrainës, por edhe i Europës. Nëse arrihet të instalohen në kohë kundërajrorët do të jetë një ndryshim i madh përballë këtij agresioni të madh”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT