Ja sa i ka kushtuar Putinit lufta me Ukrainën, ekspertët PARALAJMËROJNË: Moskës do t’i mbarojnë paratë dhe…

Teksa lufta vijon, mediat britanike kanë bërë me dije se ky pushtim Putinit I kushton në ditë 15 miliard paund ose 17.8 miliardë euro.
Nëse lufta do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, kjo “tekë” e tija, presidentit rusk a për ti kushtuar shumë shtrenjt për ekonominë e vendit.
Ish-shefi i mbrojtjes në Britani, Freedman, referuar situatën në Ukrainë ka thënë se kjo është një “lojë e pamundur”. Ai ka shtuar se nëse Rusia mësyn në Kiev dhe lidershipi detyrohet të largohet, kjo nuk do të thotë se Moska ka fituar, pasi rezistenca qytetare ukrainase sipas tij është tepër e fuqishme.
Ministria e mbrojtjes e Kievit ka vlerësuar deri tani humbjet e Rusisë në rreth 2800 trupa, 80 tanke, 516 automjete të blinduara dhe 10 aeroplanë dhe shtatë helikopterë deri më tani.
Të shumtë kane qenë ata qytetarë rus të cilët kanë kundërshtuar këtë luftë, duke mos e cilësuar të drejtë për popullin ukrainas.
Në ditën e tretë ushtria ruse nuk po arrin të korrë sukseset e paramenduara. Ushtria dhe qytetarët kanë mbrojtur me sukses Kievin mbrëmë, duke shkaktuar dëme të mëdha për kundërshtarët, në tanke, avionë dhe trupa luftarake.