Janullatos drejt greqisë për të raportuar, Kryeministri e pret në takim kryepeshkopin e Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis është takuar këtë të martë me kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Takimi është mbajtur në zyrën Maximos të kryeministrit grek në Athinë.

“Miçotaqis shprehu vlerësimin dhe mbështetjen me gjithë zemër për veprën shpirtërore, sociale dhe arsimore të kryepeshkopit.

Kryepeshkopi i Shqipërisë u përgjigj se kryeministri ishte gjithmonë pranë atyre në nevojë”, bëjnë me dije mediat e vendit fqinj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT