Johnson bisedon me Zelenskyn: Rusia duhet të të izolohet diplomatikisht dhe financiarisht, të përjashtohet nga SWIFT

Kryeministri britanik Boris Johnson ka komunikuar sërish me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Në një postim në rrjetet sociale, Johnson ka vlerësuar heroizmin e Zelenskyt popullit të tij në mbrojtjen e vendit të tyre.

Ai u shpreh se aleatët e kanë të qartë: Rusia duhet të izolohet diplomatikisht dhe financiarisht, duke u përjashtuar nga SWIFT.

“Sot në mbrëmje fola me Presidentin Zelensky. Heroizmi i Presidentit dhe popullit të tij në mbrojtjen e vendit të tyre është inspirues.

E kemi të qartë – Rusia duhet të izolohet diplomatikisht dhe financiarisht. Unë mirëpres gatishmërinë e shtuar për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT”, shkruan Boris Johnson.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT