Juristi Ndreca: Meta korri dje një fitore të thellë, kurse shqiptarët humbën Presidentin, Gjykatën dhe dinjitetin e Kushtetutës

Ish-sekretari në Ministrinë e Brendshme dhe njëherësh jurist i njohur, Plarent Ndreca thotë se me vendimin e djeshëm të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për mos-shkarkimin nga detyra të Ilir Metës, ky i fundit ka fituar thellë.

Ama sipas Ndrecës, me fitoren e Metës shqiptarët kanë humbur Presidentin, Gjykatën Kushtetuese dhe dinjitetin e Kushtetutës.

“Dje, Ilir Meta, korri një fitore të thellë 6-1 kundër Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias. Shqiptarët humbën në këtë fitore Presidentin e Republikës, Gjykatën Kushtetuese, integritetin dhe dinjitetin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Nga sot, çdo President i këtij vëndi është i lejuar nga Gjykata Kushtetuese të çmendet.

Thënë këtë, nga sot , çdo presje, çdo pikë dhe çdo gjilpërë në kashtë që kërkohet të gjendet nga gjykatëra, prokurorira, komisione hetimore, KLSH-ra, ILDKP-ra  etj etj etj, për të kapur, futur, gozhduar e dënuar, do dukej thjesht qesharake.

Sepse sa kohë që bash vetë kreu i shtetit thërret, shan, çirret, intimidon, bërtet e kërcet e nuk merr as “masë disiplinore” shkarkim nga detyra, çdo kërkesë tjetër për gjetje ‘gjilpëre’ penale do ishte thjesht patetike (fatkeqësisht)”, shkruan Plarent Ndreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT