‘Ka dosje në SHBA’ Përplasja Basha-Kokalari, gjykata jep vendimin e papritur

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e gjykimit të padisë së bërë nga kryetari i PD Lulzim Basha ndaj aktivistes Evi Kokalari, të cilën e akuzonte për shpifje.

Kryedemokrati Basha e kallëzoi penalisht Kokalarin pas akuzave të aktivistes se e kishte “shitur” ish-kryeministrin Sali Berisha për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, lidhur me lobimin rus.

Kreu i PD Basha dhe avokati Indrit Sefa nuk u paraqitën në seancë, ndërsa bëhet me dije se kanë kërkuar shtyrjen e saj.

Kujtojmë se Kokalari deklaroi në Shtator të vitit 2021 se Basha për të mbyllur dosjen e tij të lobimit në SHBA, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD./m.j

Dokumenti/ Basha paditi Evi Kokalarin për shpifje, Gjykata pushon çështjen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT