Kam laptopin me vete për provat/ Gjyqi ndaj Metës, këshilltari i presidentit: Ka shkelje në procedurat e Kuvendit për shkarkimin

Ka nisur seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për procesin për shkarkimin e presidentit. Këshilltari i presidentit Bledar Dervishaj ka bërë një kërkesë të pazakontë, duke kërkuar që përdorë laptopin që kishte marrë vete për të paraqitur provat.

“Kemi nevojë të shfaqim fakte para Gjykatës”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

“Ka shkelje në procedurat e Kuvendit për shkarkimin”, është shprehur Dervishaj.

Kujtojmë se në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkim.

Sipas tyre, Presidentit iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor. Po ashtu sipas përfaqësuesve të Metës Kuvendi nuk kishte legjitimitet për të kryer hetimin.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar.

Tusha: Mund t’iu vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptop e gjykatës që është i certifikuar.

Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT