“Kam një lajm të veçantë”, Berisha lexon letrën: Agjencitë e huaja kanë zbuluar lidhjet, ministra e gjyqtarë flasin me kriminelë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ministra e drejtorë në qeveri janë të lidhur me elementë të krimit të organizuar shqiptar në botë. Sipas tij, këto lidhje janë zbuluar nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit.
“E kam një lajm shumë të veçantë sot. Mësojeni pak. Sipas raportimeve të mediave, agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, Italisë, Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe Britanisë së Madhe, janë identifikuar lidhje të shumta të krimit të organizuar shqiptar me zyrtarë të shtetit shqiptarë.
Ministria, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë, punonjës policie. Këto të thëna gjenden aktualisht pranë agjencive të këtyre vendeve. Një ndihmë të veçantë ka dhënë zbërthimi i aplikacionit SKY ECC”, tha ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.