Kërkesa e parë që Tahiri i bëri avokatit pas dënimit

Avokati i Saimir Tahiri, Maksim Haxhia, u shpreh i tronditur për dënimin e dhënë ndaj klientit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.

Haxhia tha se Tahiri u mundua që ta qetësonte, ndërsa zbuloi se kërkesa e parë që i bëri ish-ministri pasi dëgjoi dënimin ishte: “dy paketa cigare”.

Gjithçka teksa gazetarët e pyetën se për kë i mori paketat e cigares, ku tha se, “Unë nuk e pi cigaren”.

Duke e cilësuar skandaloz dënimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Haxhia paralajmëroi edhe politikanët e tjerë, “Në kohë dimri të gjithë politikanët duhet të vishen trashë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT