Këto janë çmimet e karburanteve në rajon

Rritja më e fundit e çmimit të karburanteve në tregje e ka vënë Shqipërinë në krye të listës rajonale. Nafta dhe benzina në tregjet tona janë më të shtrenjta se kudo.

Sipas shifrave të marra nga www.globalpetrolprices.com, të cilat i referohen datës 31 janar 2022, një litër benzinë në Shqipëri tregtohet mesatarisht me 1.801 dollarë, përkundrejt çmimit më të lirë që është në Bosnjë Hercegovinë me 1.403 dollarë për litër.

Nafta në Shqipëri tregtohet me 1.783 dollarë për litër nderkohë që çmimi më i lirë është në Maqedoninë e Veriut me 1.286 dollarë për litër.

Çmime të përafërta me Shqipërinë ka Serbia, por sipas ABC, edhe atje karburantet nafta e benzina shiten më lirë se në tregun shqiptar. Në tregun e gazit të lëngshëm Serbia është më e shtrenjta në rajon dhe në vend të dytë është Shqipëria.

Çmimi më i lirë i gazit është në Kosovë me vetëm 0.580 dollarë për litër.

ÇMIMET E KARBURANTEVE NE RAJON/ USD

Këto janë çmimet e karburanteve në rajon

Back to top button
LAJMET E FUNDIT