Kievi apel ndërkombëtar: Bashkojuni ushtrisë ukrainase! Zelenski: Po krijojmë “legjionin ndërkombëtar”!

Kievi po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mëngjesin e kësaj të diele.
Zelensky u bëri thirrje të gjithë të huajve që kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën, të bashkohen vullnetarisht në luftën kundër Rusisë.
“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë”, vuri në dukje presidenti ukrainas në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.