Kini kujdes nëse iu vjen kjo SMS/ Fevziu tregon mashtrimin e madh, drejtori për Krimet Ekonomike zbulon si kanë rënë pre

Drejtori për Krimet Ekonomike, Lutfi Minxhozi tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se shumë oficerë policie janë mashtruar nga letrat nigeriane, gjë që sipas tij ka pasur një kosto të lartë.

Lutfi Minxhozi: Ne kemi pasur shumë oficerë policie të liruar që janë mashtruar nga letrat nigeriane dhe kanë paguar deri në 15 mijë euro nëpërmjet korrespondencave, e-mail-eve që vijnë.

Blendi Fevziu: Ka të shumta, mashtrimi më i madh ishte në Uganda me floririn që sa e blenë floririn në Uganda me çmim më të lirë, ishin gurë në vend të arkave me florinj. Mashtrim spektakolar.

Ferdinand Dervishi: Ky është “Messengeri” im me atë vajzën dhe ka dy detaje interesante dhe që thotë se ka qenë e martuar me një amerikan marins, i cili u vra në shërbim në vitin 2009. Pra, kjo iu shfaqet italianëve si një personazh. Pra, po t’i shohësh me kujdes, kjo që unë jam e shoqja e një marinsi amerikan të vrarë dhe kam milionë dollarë në bankë dhe më janë hapur disa probleme dhe nuk i marr dot, pra këto strukturojnë tek vetja një njeri të jashtëzakonshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT