KQZ e rrëzoi koalicionin e Berishës me LSI, Bardhi: Mbaroi koha kur demokratët strehoheshin te shtëpia e Ilirit

Gazment Bardhi, numri dy i PD-së ka reguar pas vendimit të marrë nga KQZ për të mos e përfshirë grupimin Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirisë, po ka lënë në fuqi vecc LSI dhe PDK.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit””, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Më tej ai thekson se “Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me ER ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. PD është shtëpia e vetme e demokratëve”.