“Kur nën ferrë çel trëndafili”/ Kryeministri Rama bën lëmsh dynjanë me foton me djalin e vogël

Kreu i qeverisë Edi Rama publikoi sot pasdite një foto me një djalë të vogël.
Në fakt foto i ngatërroi të gjithë pasi komentuesit e kanë uruar duke menduar se është djali i tij Zaho.
Por në fakt ai është një djalë i vogël me emrin Drini dhe është pjesë e ekspozitës “Në Kërkim të Artit” nga Helidon Gjergji.
Nuk mungon një ironi e Ramës, i cili shkruan për ferrën dhe trëndafil.
“Kur nën ferrë çel trëndafili?”, shkruan Rama.