“Kush ta pagoi charter-in?”/ Rama shuan dilemat e PD-së: Kam udhëtuar me biletë ekonomike

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ditën e sotme akuzave të PD-së, të bëra konkretisht nga deputetja Oriola Pampuri.
Nëpërmjet një daljeje mediatike Pampuri kërkoi informacion nga kryeministri se “kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter në Bavari! Po në Suedi a ka shkuar me charter privat?”.
Lidhur me këtë Rama është përgjigjur se ka udhëtuar në Gjermani me një biletë ekonomike, teksa ka qëndruar aty vetëm një ditë.
“Nuk do të thotë se kam qëndruar aty, kam qëndruar me familjen në Mynih. Isha një orë me gazetaren për rubrikën e saj të njohur me personazhe në natyrë.
Kush më dëgjoi dje, dëgjoi qartë se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro së bashku me gruan dhe djalin e vogël.
Unë e thash shumë qartë. Suedia? Po ku hyn këtu? Cfarë lidhje ka kjo? Jo, nuk kam udhëtuar në Suedi” tha Rama./ Gazeta Shqip