LAJMI FUNDIT/ PS çon në SPAK Jorida Tabakun, e akuzojnë për…

Anëtarët e PS në Komisionin Hetimor për Inceneratorët kanë kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku.

Lajmin e bëri të ditur deputetja Ermonela Felaj dhe Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre.

Felaj, tha se anëtarët e PS në këtë komision kanë kallëzuar në SPAK Tabakun, pasi kjo e fundit ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës.

“Ju keni shkuar pranë SPAK si kryetare e këtij komisioni pa qene e mandatuar. Veprimi juaj është në kundërshtim të hapur me ligjin e komisioneve hetimore të kuvendit që ju detyrojnë juve që të mos ushtrojë asnjë tagër që ju jep ligji.

Për këtë arsye ne anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që ti drejtojmë një kallëzim penal SPAK për shtetasin Jorida Tabaku për dy vepra penale”, tha Felaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT