Letra e Rusisë dërguar Shqipërisë, Rama: Nuk u mor asnjë me të, zhurmë nga kantundi i PD-së, asnjë qeveri s’u mor me të

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me letrën që Rusia i ka dërguar Shqipërisë.
Rama u shpreh se kjo letër nuk i drejtohet vetëm Shqipërisë por të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.
Ndër të tjera Rama tha se zhurma e letrës është bërë nga të “marrët e PD” siç i quajti ai.
“Me tregoni një qeveri tjetër që është marrë me atë letër. Ajo nuk i drejtohet Shqipërisë por të gjithë vendeve anëtare të NATO-s. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht. Ndërkohë që qëndrimet janë publike dhe të qarta.
Ne skemi asnjë problem në marrëdhenet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por kemi një ndarje të qartë në këtë pikpamje. Zhurma për letrën është një zhurmë folklorike në katundin e PD, nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe me marrëdhëniet ndërkombëtare. Një zhurmë bvrenda atë katundi që kanë marrë peng qytetarët demokratë”tha Rama.