LSI e përçarë në votimin për “Vettingun”, ja kush është deputeti bashkoi votën me PS dhe Bashën

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim zgjatja e mandatit për organet e Vettingut.
LSI kishte deklaruar se do të abstenonte, por njëri prej deputetëve ka vendosur që të votojë PRO, duke e bashkuar votën me PD-në dhe mazhorancën. Bëhet fjalë për deputetin Agron Çela, i cili ndryshoi qëndrim në fund duke votuar ndryshe nga deputetët e tjerë të partisë së tij.
Në një prononcim për mediat pas votimit, Kryemadhi deklaroi se nuk kishte asnjë problem vota e Çelës, pasi edhe Partia Demokratike e ndryshoi qëndrimin e saj brenda një ore.
Ndërkohë, përveç Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit dhe Erisa Xhixhos nga LSI, abstenoi edhe deputetja demokrate Emilia Koliqi.
“Dua të ritheksoj se për të mos qenë viktima të dezinformimit të partisë në pushtet dua t’u bëj të qartë se LSI ka marrë pjesë në këshillin e ligjeve dhe ka bërë oponencë për shtyrjen e afateve të vetingut. Në 2017 ne kemi paraqitur në Kuvend një paketë ku pjesë ishte dhe kjo që u diskutua sot në Kuvend. Të shkëputemi nga shitja e votës së qytetarëve për interesa personale. Pse e them këtë? Nëse ka probleme me drejtësinë me prokurorinë amerikane, vota e deputetëve të ndryshojë brenda një ore. Sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë peng i një grupi të kapur nga qeveria. Zoti Çela ka votuar pro, unë abstenova. Kur PD ndryshon mendim brenda një orë s’ka pse të mos votojë pro Çela. Vendimi ynë ka qenë për abstenim”, deklaroi Kryemadhi pas votimit.