Lufta nuk shkoi si parashikimi/ Putin shmanget në konferencë duke “nderuar” ata që “i dhanë ndihmë Republikës së Donbasit”

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër televiziv këtë mëngjes, duke shënuar komentet e tij të para publike që nga e premtja.
Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Putin ka thënë: “I bëj një nderim të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë”.
Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.