Lufta rrezikon të përhapet/ Putin kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Mos kërkoni të futeni në NATO se do keni pasoja të rënda

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që Rusia të ndërmarrë hapa reciproke”, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse.

“Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mosangazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zakharova.
Ndërsa Finlanda bashkëpunon me aleancën e sigurisë në disa çështje dhe po merr pjesë në takimin e sotëm të organit në Bruksel, ndonëse ajo nuk i është bashkuar zyrtarisht bllokut.

Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se ishte “shumë e pamundur” që Finlanda të aplikonte për anëtarësim në NATO gjatë mandatit të saj në detyrë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT