Masat e reja në Kiev/ Kryebashkiaku me tone të ashpra: Rritja e çmimeve do konsiderohet vjedhje

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar masat e reja që do të vendosen në kryeqytetin ukrainas, teksa i ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar.
Ai njoftoi se ora policore do të nis nga 20:00 deri në 07:00, ndërsa theksoi se rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si vjedhje.
“Që nga sot, ora policore, nga ora 20:00-07:00; Ndalesa e transportit nga ora 19:00 deri në 08:00; Dyqanet, farmacitë janë të hapura nga ora 08:00-19:00;
Ndalohet rreptësisht ecja gjatë orës policore, si më parë. Mund të udhëtoni vetëm me makinë me leje të veçanta të stilit ushtarak. Lejet e vjetra nuk janë më të vlefshme; Nga nesër vendoset ndalimi i shitjes së alkoolit; Rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si grabitje”, ka thënë Klitschko.
Kujtojmë se sot është dita e pestë e luftimeve në Ukrainë.