Mbyllet pas 10 orësh komisioni hetimor, Rama debaton me Tabakun

Mbyllet seanca maratonë e dëshmisë së kryemnistrit Edi Rama përpara komisionit hetimor për inceneratorët. Për 10 orë Rama është përballur me akuzat e opozitës, ku nuk kanë munguar përplasjet, batutat dhe ironitë mes tij dhe demokratëve.
Seanca maratonë është mbyllur me sherr ku Rama është përplasur me demokraten Zhupa, duke iu drejtuar se kur ishe ti deri në tani në hënë, e se po mbështet Bashën, duke e cilësuar si një vulëhumbur.
Numri një i Qeverisë nënvizoi se nga ky buxhet kanë dalë 55.3 milionë euro për inceneratorët, duke i cilësuar fjalët e kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku si “fantazi e juaja”.
Kurse për pjesën tjetër të pagesave, kryeministri tha se është financim i bashkive dhe i buxhetit të shtetit, për shërbimin dhe jo për investimin.
“Nuk mund të çojmë dot tonelata me plehra te ndërmarrja bashkiake dhe t’u themi merri këto plehra se unë s’do të paguaj. Sigurisht që do të paguash”, u shpreh ai gjatë dëshmisë. Gjithashtu cilësoi se qeveria ka paguar për shërbim “29 euro çmim për ton”.
Përplasje të Ramës dhe Zhupës kanë sjellë edhe reagimin e kryekomisioneres Jorida Tabaku, që ka ndërprerë mbledhjen.
Pjesa e fundit të debateve në Komision
Tabaku: Sulmi ndaj zonjave të opozitës, për pyetje ndaj kontratave koncesionare, pse nuk thonin njëherë që faji mund të jetë në anën tjetër dhe ka korrupsion. Si ka mundësi që gabimi është vetëm tek ne?
Rama:Ju duhet të ballafaqoheni me faktin se sipas aritmetikes time 30.6 milionë dhe 24.7 sipas bëjnë 55.3 milionë, investime nga buxheti I shtetit për impiantin e Elbasanit që është pronë publike e Bashkisë.
Koncesioni i Tiranës është komplet privat, asnjë lek nga shteti, 29 euro për ton. Deri tani janë paguar 36.2 milionë euro. Nuk është 100 milionë o zonja Tabaku 86.9 është totali.
Pyetja ime është: Si është e mundur që angazhimi që ka marre shteti shqiptar deri në vitin 2047 për të bërë këto pagesa që këto vende të çojnë plehrat ju e quani vjedhje të shekullit. Si mundet me cfarë teorie dhe llogjike, jua keni bërë shqiptarëve sikur ua kemi marrë nga rrogat e pensionet?
Një person si ju të angazhohet në këtë leveri?!
Tabaku: Ne qenkemi kaq të zotë për këtë propagandë, dhe është faji jonë që këto kontrata i keni nënshkruar ju, përveçse të sotmes ke koncesionuar të ardhmen?
Rama: Ju shqiptarëve u keni thënë që organizata kriminale i ka grabitur!
Tabaku: Nëse unë dhe PD paskemi këtë super propangandë dhe këto 430 mln euro nuk janë të sakta, nuk di çfarë të them. Përveç të sotmes ke koncensionuar edhe të ardhmen. Ju kërkoj ndjesë që u bë kjo llogore sot nga dëshmitari. Mbyllet Komisioni!
Rama: Ju jeni si parti një turp aritmetik…