“Më kanë arrestuar djalin”/ Po i shembin shtëpinë, gruaja qan para Kuvendit: Djersa e 30 viteve, kam larë pjata

Banorët e “5 Majit” kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Kuvendit teksa kërkojnë të drejtat e tyre për banesat që janë duke iu shembur.

Teksa aty kanë kaluar të gjithë deputetët i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama. Ai është ndalur nga protestuesit, ndërkohë që ka marrë me vete nënë Lizën dhe dy banorë të tjerë protestues.

Për mediat një grua protestuese është prekur dhe ka treguar që i kanë arrestuar djalin ndërkohë që shtëpinë e ka ndërtuar me të ardhurat nga puna e saj në Itali.

“Më kanë arrestuar djalin, më kanë arrestuar djalin, është djersa e 30 viteve emigrim në Itali, kam la pjata dhe kam la çimeto.”- tha gruaja protestuese./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT