Mediat: 11 anije, secila me nga një batalion ushtarësh rusë, janë nisur drejt Odesës

Teksa mediat vendase po raportojnë për një tentativë të forcave pushtuese ruse për të hyrë në Kiev, një qytet tjetër është nën kërcënim.
Sipas gazetës opozitare bjelloruse “Nexta”, 11 anije transporti ruse, secila me nga një batalion, janë nisur drejt qytetit-port të Odesës në një tentativë për ta marrë nën kontroll.
Ky informacion nuk është konfimruar ende nga autoritetet ukrainase.
