Mediat britanike ngrenë ALARMIN: Putin ka dhënë URDHËR që të pushtojnë Ukrainën

Media britanike “Daily Mail, shkruan se bazuar në një raport të kryer nga inteligjenca amerikane, presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhër për pushtimin e Ukrainës.

“Inteligjenca thotë se trupat ruse në fakt kanë marrë urdhra tani për të vazhduar me pushtimin,” tha David Martin për CBS Neës.

Sipas tij trupat ruse po afrohën pranë kufirit dhe po organizojnë pozicionet e tyre të sulmit.

Pra, jo vetëm që ata po lëvizin gjithnjë e më afër kufirit dhe këtyre pozicioneve të sulmit, por komandantët në terren po bëjnë plane specifike se si do të manovrojnë në sektorin e tyre të fushës së betejës. Ata po bëjnë gjithçka që do të bënin komandantët amerikanë sapo të merrnin urdhrin për të vazhduar”, shtoi ai.

Zbulimi i Martin vjen pasi presidenti Joe Biden tha të premten se ai ishte shumë i sigurt se Putini tashmë ka vendosur që të sulmojë Ukrainën bazuar në “aftësinë e rëndësishme të inteligjencës amerikane”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT