Meta e shpalli “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili: Kisha frikë mos ndërronte mendje, u mbajta tek shtylla kur më thanë

Këngëtari i madh Bujar Qamili, ka treguar momentin kur mori vesh se presidenti Ilir Meta e kishte shpallur “Nderi IiKombit” dhe emocionet e papërshkrueshme që kishte deri në çastin kur ka shkuar në Presidencë.
“Kur më morën në telefon dhe më thanë që Presidenti i Republikës ka firmosur dekretin që ti je ‘Nderi i kombit’, ishte një shtyllë aty afër dhe u mbajta. Thash arrita më në fund atë që kisha dasht vërtetë në karrierë.
Mu bë qejfi jashtëzakonisht shumë. Thosha kur shkoja rrugës se mos i del ndonjë punë më e madhe presidentit dhe më lë mua. Një pritje e jashtëzakonshme, që në momentin që kam hyrë në derë, një emocion shumë i madh. Është vlera më e madhe që kam marrë, një artist nuk ka ku shkon më lart se sa këtu.
Derisa të kem frymë, të kem za do jap shpirtin tim për këngën. Ajo që do të më ndaj nga kënga është vetëm sëmundja, që mundet me më pengu me dal me këndu”, tha ai për Abc News.