Meta mbledh stafin juridik para betejës në Gjykatës Kushtetuese

Sot është një ditë e rëndësishme për presidentit Ilir Meta, pasi ai duhet të përballet në Gjykatën Kushtetuese me “akuzat” e ngritura nga Parlamenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Në pak minuta përpara se të nisë seanca, Meta ka thirrur në zyrë dy këshilltarë juridikë të tij, të cilët do të jenë avokatët e tij, pasi presidenti ka vendosur që të mos shkojë fizikisht atje.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Meta kështu do të preferojë të ndjekë nga zyra e tij në presidencë seancën për shkarkimin e tij. Parlamenti votoi më 9 qershor të vitit të kaluar pro shkarkimit të tij me 104 të deputetëve, ndërsa tani është radha e Kushtetueses të vendosë për këtë vendim, pro ose kundër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT