Meta nuk fsheh “debulesën” për Berishën: Dobësinë për Doktorin ia kam thënë edhe Ramës, arriti majat me punë

Presidenti Ilir Meta pranoi sërish mbrëmjen e sotme debulesën që ai ka për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta deklaroi në një intervistë në “A2Cnn” se vlerëson arritjet e Berishës që erdhi nga fshatrat më të largëta të veriut dhe me punë arriti majat e mjekësisë, shkencës, si dhe politikës.

Meta: Është kënaqësia ime të jap disa opinione dhe vlerësime për Berishën. Këto vlerësime që kam një dobësi për Berishën ia kam thënë dhe Ramës kur isha në koalicion.

Raportet njerëzore, atë të vlerësimet që Berisha ka arritur në jetën e tij, mos harrojmë një njeri që erdhi nga fshatrat më të largëta të veriut dhe me punë arriti në majat e shkencës, mjekësisë dhe në proceset demokratike të vendit.

Raporti im është me vendin me interesin kombëtar, Kushtetutën. Marrëveshjet që jemi detyruar të bëjmë, nuk varen thjesht nga dëshira, por dhe realiteti politik”, deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT