Meta ‘shet’ Berishën: “Shtëpinë e Lirisë” nuk e negocioi me mua

Presidenti Ilir Meta ka ‘shitur’ sot Sali Berishën, teksa hodhi poshtë deklaratën e këtij të fundit duke thënë se ata nuk kanë negociuar bashkë për koalicionin me LSI-në.

Meta tha se një deklaratë e tillë është tërësisht e pavërtetë dhe se nuk ka ndikuar aspak për këtë koalicion.

“Tërësisht e pavërtetë të kem bërë negociata me Berishën për aleancën me LSI. Nuk kam ndikuar aspak për këtë koalicion edhe më duket i natyrshëm. Shqiptarët kurrë nuk duhet të harrojnë çfarë tha Xhejms Bejker kur erdhi në Tiranë: Tani erdhi koha t’i zgjidhni vetë udhëheqësit tuaj” – tha Meta në emisionin TPZ.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Sali Berisha deklaroi që për formimin e koalicionit kishte marrë takim personal me Ilir Metën dhe disa aleatë, përveç Vangjel Dules që ndodhej jashtë vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT