Ministrat e Jashtëm të G-7 thirrje Rusisë: Tërhiqu! Çdo agresion do të ketë pasoja të mëdha.

Ministrat e Jashtëm të G7 kane deklaruar sot se mbeten ‘të shqetësuar nga rritja kërcënuese e pranisë ushtarake ruse rreth Ukrainës,
Krimesë dhe Bjellorusisë’ dhe i kërkojnë Moskës ‘të zgjedhë rrugën e diplomacisë’, ‘të tërheqë në mënyrë thelbësore forcat ushtarake nga kufijtë e Ukrainës dhe të respektojë plotësisht angazhimet ndërkombëtare..
Kjo eshte ajo çka lexojmë në dokumentin final të Samitit të Mynihut, në të cilin paralajmërohet Moska se “çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha, duke përfshirë sanksione të koordinuara financiare dhe ekonomike për një gamë të gjerë objektivash sektoriale dhe individuale”.