Ministrja e Jashtme e Britanisë paralajmëron: Shqipëria pjesë e hartës së rrezikut rus

Burimi:dailymail
Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë luftë me vendet fqinje nëse lejohet të pushtojë Ukrainën , ka paralajmëruar ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
Ndërsa presidenti rus bëri një shfaqje të madhe të fuqisë ushtarake me stërvitjet bërthamore që përfshinin raketa balistike, nëndetëse dhe autokolona tankesh dje, Truss bëri një thirrje që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet për të përballuar agresionin e Moskës. Trsuss gjatë një interviste tha se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.
Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj.
Më tej ajo shprehet se në rrezik për një mbizotërim rus kanë dhe vendet baltike dhe atotë Ballkanit Perëndimor.
Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?
Fjalët e saj erdhën pasi Boris Johnson paralajmëroi se një pushtim rus i Ukrainës mund të shkaktojë “shkatërrimin e një shteti demokratik” dhe “goditja do të ketë jehonë në mbarë botën”.