Moska merr vendimin e papritur ndaj Fejsbuk, për çfarë akuzohet rrjeti social

Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Fejsbuk, duke e akuzuar atë për “censurim” të mediave ruse.
Rregullatori shtetëror i komunikimeve tha se Fejsbuk kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në postimet e katër media ruse në platformën e tij – agjencia e lajmeve RIA, TV Zvezda e ministrisë së mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.
Nick Clegg, zv.Presidenti i Meta, i cili zotëron Facebook, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve “fact checking” të katër organizatave mediatike.
Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite.
Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Fejsbuk. Moska më parë ka ngadalësuar shpejtësinë e Twitter.