VIDEO që bëri xhiron e botës/ “Nacionalistët ukrainas po përgatisin një bombë radioaktive…”

Një video e rreme është publikuar në mediat sociale, e cila thuhej se tregon nacionalistët ukrainas duke përgatitur një ‘bombë radioaktive’ për t’u përdorur kundër ushtarakëve rusë.

Sipas mediave të huaja, pamjet false, që dyshohet se janë vepër e komplotuesve të Kremlinit, tregojnë një ‘terrorist ukrainas’ me doreza të zeza duke montuar me qetësi pajisjen në madhësinë e koshit të plehrave “për të vrarë mijëra civilë”.

Por videoja u kap dhe u ekspozua si një tjetër hile ruse për të ndezur luftën që Vladimir Putin po planifikon, pasi më shumë se 130,000 trupa ruse po drejtohen në kufi.

Video tregon “personin duke qëndruar mbi një enë të zezë me një kohëmatës dhe duke bërë instalime elektrike të lidhura me qese plastike të verdha dhe të bardha që thuhet se përmbajnë material radioaktiv”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT