Nafta kapi shifra rekord, Ministrja e Financave tregon kur do të ulen çmimet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,ka bërë një analizë të të dhënave të ekonomisë shqiptare për vitin 2021 dhe janarin e 2022. Në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj tha se të ardhurat, shpenzimet dhe punësimi janë në rritje krahasuar me vitin 2020, ndërkohë u ndal dhe te rritja e çmimeve.

Sipas saj, pritet që çmimet të stabilizohen në gjysmën e dytë të vitit, duke përmendur këtu dhe çmimin e naftës që gjatë këtij muaji kapi shifra record, duke shkuar në 200 lekë për litër.

“Të ardhurat dhe shpenzimet janë rritur 21% në krahasim me një vit më parë. Edhe punësimi ka pasur një trajektore rritëse. Sa i përket shpenzimeve, duhet theksuar rritja e shpenzimeve kapitale me 31.4% në krahasim me 2020.

Pritshmëritë janë që në gjysmën e dytë të këtij viti çmimet të stabilizohen. Çmimi i naftës në vend është rritur nga mospërputhja në tregjet ndërkombëtare mes kërkesës së shtuar dhe ofertës së limituar. Çmimi i gazit u rrit me ardhjen e dimrit, gjë që solli dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në vijim, të gjithë parashikimet ndërkombëtare, parashikojnë uljen graduale të çmimit të naftës dhe gazit, duke filluar nga 6-mujori i dytë i këtij viti”, tha ministrja Ibrahimaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT