“Ndihesha e huaj”, Rita Ora rrëfen vështirësitë e largimit nga Kosova: Zgjodha muzikën për…

Rita Ora ka rërfyer në një intervistë për mediet e huaja për jetën e saj si emigrante dhe fëmijërinë në Mbretërinë e Bashkuar.Këngëtarja me famë botërore ka thënë se ndihej e e huaj dhe e përjashtuar nga shoqëria.
Ylli i muzikës Pop ka shtuar se përdori muzikën për të përballuar vështirësitë që haste në Britani, për shkak të prejardhjes së saj. Këngëtarja 31 vjeçe, u largua nga Kosova me familjen e saj për shkak të persekutimit të shqiptarëve të nisur me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe u transferua në Angli në vitin 1991.

“Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroj, ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”- është shprehur këngëtarja shqiptare.
