‘Ne duhet të jemi gati çdo ditë’, ukrainasit marshojnë kundër Rusisë, presidenti: Miku më i mirë i armiqve tanë është paniku

Një grup njerëzish në Kiev kanë marshuar në shenjë të bashkimit kundër Rusisë. Një mënyrë si për të treguar që janë të fortë. Në një kohë kjo që tensionet mes Ukraninës dhe Rusisë janë rritur dhe pritet një pushim i mundshëm.

Ukrainasit dolën nëpër qendrën e Kievit në një kolonë, duke brohoritur “Lavdi Ukrainës” dhe duke mbajtur flamuj ukrainas dhe pankarta që thoshin “Ukrainasit do të rezistojnë” dhe “Pushtuesit duhet të vdesin”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili ndoqi stërvitjet e policisë në rajonin jugor të Khersonit, tha se një sulm rus mund të ndodhte në çdo kohë, por kritikoi atë që e quajti sasi të tepërt informacioni në lidhje me një luftë të madhe të afërt.

“Miku më i mirë i armiqve tanë është paniku në vendin tonë. Dhe të gjitha këto informacione thjesht po shkaktojnë panik dhe nuk mund të na ndihmojnë. Unë nuk mund të pajtohem ose të mos pajtohem me atë që nuk ka ndodhur ende. Deri më tani, nuk ka asnjë luftë në shkallë të plotë në Ukrainë”, tha Zelenskiy.

“Ne duhet të jemi gati çdo ditë. Nuk filloi dje. Filloi më 2014, kështu që ne jemi gati dhe kjo është arsyeja pse jemi këtu,” tha Zelenskiy duke iu referuar aneksimit të Krimesë nga Rusia.

SHBA, Britania, Franca kanë tërhequr një pjesë të punonjësve të ambasadave që kanë në Ukrainë dhe kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre të largohen. Shqipëria ka nxjerrë një njoftim gjithashtu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT