Në Kiev bien ALARMET e sulmeve ajrore, qytetarët fshihen në metro, deri të hënën kryeqyteti ukrainas në SHTETRRETHIM

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë rënë sirenat paralajmëruese për sulme ajrore nga Rusia. Qytetarët kanë lënë banesat e tyre dhe janë strehuar nëpër metrotë e qytetit, ndërkohë që në rrugë patrullojnë ushtarët ukrainas.

Kryebahskiaku i Kievit ka vendosur shtetrrethimin që ka nisur sot dhe do të zgjasë deri ditën e hënë, ndërkohë që në ndihmë të ushtrisë ukrainase kanë shkuar shumë vullnetarë, të cilët janë zotuar se do mbrojn ëterritorin e tyre.

Më herët zyrtarët e Ukrainës kanë njoftuar se deri më tani kanë vrarë rreth 3500 ushtarë rusë, kanë shkatërruar 102 tanke dhe kanë rrëzuar 13 avionë luftarakë, ndërkohë që kanë marë peng 200 ushtarë rusë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT